Flash News


E-TJERA

Lidhjet me oligarkun rus dhe përfshirja e Ramës, Charles McGonigal del të enjten para Gjykatës

Lidhjet me oligarkun rus dhe përfshirja e Ramës, Charles McGonigal del

Ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal, i cili akuzohet për bashkëpunim me oligarkun e sanksionuar rus  Oleg Deripaska, do të dalë të enjten para Gjykatës Federale të Mahnatanit.

Sikurse shihet, McGonigal është planifikuar të dalë para gjykatës, për të folur mbi akuzat që rëndojnë mbi të.

Lidhjet me oligarkun rus dhe përfshirja e Ramës, Charles McGonigal del

Pas daljes në pension të në vitin 2018, McGonigal punoi në listën e pagave të një oligarku rus të sanksionuar, Oleg Deripaska, që dikur shihej si anëtar i rrethit të ngushtë të Presidentit Vladimir Putin, sipas aktakuzës së McGonigal dhe Sergej Shestakov.

Po ashtu, në dosjen hetimore përmendej edhe emri i kryeministrit Edi Rama, si mik i ngushtë i McGonigal. Mediat amerikan kanë hedhur detaje nga lidhjet e dyshes, ku McGonigal teksa ishte ende në FBI, ka kryer shërbime në favor të Ramës.

Gjithashtu, McGonigal dyshohet të ketë marrë një shumë 220 mijë dollarë nga kryeministri Rama, përmes Dorian Duçkës dhe Agron Nezës.  

Përmes McGonigal dyshohet që Rama të ketë lobuar kundër opozitës shqiptare.

Të fundit