Flash News

E-TJERA

Akuzat për korrupsion, GjKKO dërgon për gjykim gjyqtaren Mimoza Margjeka dhe tre të tjerë

Akuzat për korrupsion, GjKKO dërgon për gjykim gjyqtaren Mimoza

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka dërguar për gjykim çështjen ndaj ish-gjyqtares Mimoza Margjeka, avokatit Skënder Demiraj, Nejton Bali dhe sekserin Klaudjo Zhilla.

Më konkretisht, katër persona e mësipërm akuzohen për: 

- Mimoza Margjeka, për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” në bashkëpunim.

- Nejton Bali, për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit aktiv të gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” në bashkëpunim;

- Klaudjo Zhilla, për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit aktiv të gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” në bashkëpunim;

- Skënder Demiraj, për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit aktiv të gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” në bashkëpunim;

Ish-gjyqtarja Mimoza Margjeka u arrestua në shtator 2020 për korrupsion. Të pandehurit Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj, akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin, i kanë dhënë Mimoza Margjekas, ish-gjyqtare në Gjykatën e Apelit Korçë, nëpërmjet bashkëshortit të saj, Arben Cara, një shumë parash prej 6 000 (gjashtë mijë) eurosh, si përfitim të paligjshëm. Kjo shumë parash, është dhënë me qëllim ndryshimin e masës së sigurimit nga ajo e “arrestit në burg”, në atë të “garancisë pasurore”, ndaj shtetasit Orion Bali, i arrestuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale të “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”

Të gjitha takimet dhe komunikimet e avokatit me vëllezërit Bali dhe të ëmën kanë qenë të përgjuara dhe të vëzhguara nga SPAK.

Margjeka gjatë seancave në GJKKO ka akuzuar se arrestimi  dhe shkarkimi i saj janë politik pasi nuk i dha mandatin Valbona Sakos si kryetare e bashkisë së Durrësit.

Akuzat për korrupsion, GjKKO dërgon për gjykim gjyqtaren Mimoza

Të fundit