Flash News

E-TJERA

Afera e inceneratorëve, SPAK lëshon urdhër-arrest për Mirel Mërtirin, shpallet në kërkim ndërkombëtar

Afera e inceneratorëve, SPAK lëshon urdhër-arrest për Mirel

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar urdhër-arrest për biznesmenin Mirel Mërtiri, i cili akuzohet si i përfshirë në aferën e inceneratorëve.

SPAK ka kërkuar që biznesmeni të shpallet në kërkim ndërkombëtar, pasi është vënë nën akuzë për korrupsion. Mërtiri është pronari i kompanisë që ka në menaxhim inceneratorin e Tiranës.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme akuzoi zyrtarisht biznesmenin Mirel Mërtiri për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me aferën e inceneratorit të Elbasanit më 15 nëntor të vitit të kaluar.

‘Shtetasit Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, kanë konsumuar veprat penale të korrupsionit aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë’ kryer në bashkëpunim dhe ‘pastrim i produkteve të veprës penale e kryer në rrethana cilësuese në bashkëpunim’, thuhej në aktakuzën e SPAK.

Ndërkohë në kërkim më herët për këtë aferë u shpallën edhe Stela Gugallja dhe biznesmeni tjetër Klodian Zoto. 

 

Të fundit