Flash News

E-TJERA

Akuzohet si pjesë e një grupi kriminal, sekuestrohet pasuria e 46-vjeçarit në Tiranë

Akuzohet si pjesë e një grupi kriminal, sekuestrohet pasuria e
Foto Ilustruese

Policia ka sekuestruar pasurinë e një 46-vjeçari i cili akuzohet se është pjesë e një grupi kriminal.

Sipas policisë, 46-vjeçarit i janë sekuestruar 2 apartamente dhe një automjet që dyshohet se janë përfituar me para të fituara nga aktiviteti në fushën e narkotikëve. 

46-vjeçari është në hetim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.

"Sekuestrohen 2 apartamente dhe një automjet, në pronësi të një 46-vjeçari të akuzuar si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal me aktivitet në fushën e narkotikëve.

Specialistët e Njësisë “E” për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DPPSH, në kuadër të një procedimi pasuror, të iniciuar me qëllim gjurmimin, lokalizimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtari të ndryshme kriminale, kanë ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila ka vendosur sekuestrimin e pasurive të shtetasit F. P., 46 vjeç, banues në fshatin Ungrej, Lezhë.

Në kuadër të këtij procedimi pasuror, është vendosur sekuestrimi i 2 apartamenteve dhe i një automjeti, në pronësi të shtetasit F. P.

Vijon puna për gjurmimin, lokalizimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë burim veprimtaritë kriminale të këtij shtetasi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

 

Të fundit