Flash News

E-TJERA

Akuzohet si porositës i 3 vrasjeve, Suel Çela kërkon nga arratia ndryshimin e masës së sigurisë

Akuzohet si porositës i 3 vrasjeve, Suel Çela kërkon nga

Suel Çela, i njohur edhe si Marjus Lulaj, ka kërkuar nga arratia ndryshimin e masës së sigurisë.

Aktualisht, Çelës i është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg”, ndërsa i ka drejtuar një kërkesë Gjykatës së Posaçme për të zbutur masën e sigurisë.

Çela akuzohet të ketë porositur vrasjen e biznesmenit Lulzim Masha pranë Liqenit Artificial në Janar të vitit 2022. Po ashtu, Çela dyshohet se ka porositur edhe vrasjen e Elton Kilës.

Çela u shpall në kërkim në maj të vitit 2022 në kuadër të dosjes “Plumbi i Artë”. Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit, Çela është pororsitës i tre ngjarjeve kriminale, 2 prej tyre të parealizuar dhe 1 e mbetur në tentativë.

Të fundit