Flash News

E-TJERA

Albin Kurti drejt Tiranës në mbështetje të kombëtares, shoqërohet nga djali i Adem Jasharit. A do takohet me Ramën?

Albin Kurti drejt Tiranës në mbështetje të kombëtares,

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është nisur drejt Tiranës në mbështetje të kombëtares shqiptare në ndeshjen e sotme me Çekinë.

Ai ka postuar në Facebook një foto të tij me djalin e Adem Jasharit në makinë duke shprehur se ndodhen rrugës për në Tiranë, duke shkruar se ekipin e Shqipërisë e nga kjo ndeshje e pret kualifikimi në Europian.

 “Bashkë me Lulzim Jasharin rrugës për Tiranë në përkrahje të Shqipërisë. Forca djema! Evropiani po na pret”, shkruan kryeministri i kosovës Albin Kurti.

Nuk dihet ende nëse gjatë vizitës së tij në Tiranë do të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama. Kujtojmë se marrëdhëniet e tyre janë të tensionuara për shkak të qëndrimeve të ndryshme në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi dhe sulmin terrorist të 24 shtatorit në veri.

 

Të fundit