Flash News

E-TJERA

Alda Klosi del nga spitali, transferohet tek burgu i grave "325". Aty ndodhet edhe pastruesja Rozeta Dobi

Alda Klosi del nga spitali, transferohet tek burgu i grave "325". Aty

Ish-zyrtarja Alda Klosi, e cila u arrestua pak ditë më parë për fshehje të pasurisë, është transferuar nga spitali i QSUT-së, në paraburgim.  

Ajo u transferua mesditën e sot tek burgu i grave "325", te “Ali Demi”, në të njëjtin institucion ku qëndron dhe pastruesja që ishte punësuar në banesën e saj, Rozeta Dobi.

Kujtojmë se pak orë pasi ka përfunduar në pranga, ish shefja e kabinetit të Arben Ahmetaj ka shfaqur tension të lartë dhe është dërguar me urgjencë në QSUT për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Arrestimi i Alda Klosit erdhi pas dëshmisë së Sanitares Rozeta Dobi e cila më herët ishte arrestuar me akuzën e vjedhjes së 120 mijë eurove nga shtëpia e zyrtares. Një kontroll i dytë i banesës së Rozeta Dobit dhe të birit Havier Dobi zbuloi dhe 405 mijë euro të tjera të cilat mbetën pa zot.

Thellimi i hetimeve nga policia dhe prokuroria e kryeqytetit si edhe pyetja për disa orë e sanitares Rozeta dobi zbuloi se gjithçka ka qenë inskenim dhe paratë e gjetura në banesë nuk ishin vjedhur por ish zyrtarja e lartë ia kishte dhënë për t’i fshehur.

Në dëshminë e saj Rozeta Dobi ka thënë se ka parë shumë para të cilat vinin me kuti dhe ishin të fshehura në disa shtëpi të ish-zyrtares Klosi. Dobi implikon dhe persona të tjerë që kishin kontakt me zyrtaren përfshi dhe ish ministrin Arben Ahmetajn me të cilin sipas saj Alda Klosi kishte raport personal.

 

Të fundit