Flash News

E-TJERA

Alda Klosi kërkon lirimin nga burgu, gjyqtarja jep dorëheqjen nga çështja

Alda Klosi kërkon lirimin nga burgu, gjyqtarja jep dorëheqjen nga

Ish-zyrtarja e Kryeministrisë, Alda Klosi ka kërkuar këtë të martë ndryshim të masës së sigurimit në Gjykatën e Tiranës.

Seanca ka dështuar për shkak se gjyqtarja Vjollca Spahiu ka dhënë dorëheqjen nga shqyrtimi i kërkesës, për shkak se pretendon se ka konflikt interesi.

Klosi kërkon lirinë nga qeli me argumentin se ka probleme shëndetësore dhe se ka fëmijët në kujdestari.

Alda Klosi akuzohet për “pastrim parash”, “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë” dhe “deklarim të rremë përballë OPGJ”.

Ajo është e dyshuar për gati 500 mijë euro që u gjetën në shtëpinë e sanitares Rozeta Dobi.

Njoftimi i prokurorisë

Prokuroria Pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Tiranë, më datë 27.12.2022 ka regjistruar procedimin penal nr. 9220 viti 2022 për veprën penale “Vjedhja” e pasurisë që ka sjellë pasoja të rënda parashikuar nga neni 134/3 i Kodit Penal dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i K. Penal, në ngarkim të shtetasve Rozeta Dobi dhe Havier Dobi.

Procedim penal i mësipërm është regjistruar pasi më datë 15.12.2022, është njoftuar Salla Operative e Policisë Tiranë se në Rrugën e “Kosovarëve”, është vjedhur banesa e shtetases Alda Klosi. Në kuadër të veprimeve hetimore të kryera nga organi i prokurorisë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, është krijuar bindja e bazuar në prova se autorët e dyshuar për kryerjen e veprës penale janë shtetasit Rozeta Dobi dhe Havier Dobi, ndaj të cilëve me kërkesë te prokurorisë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendos masën e sigurimit “Arrest në burg”.

Në vazhdën e hetimeve dhe akteve hetimore të administruara në kuadër të këtij procedimi penal, kanë rezultuar fakte e rrethana që përbëjnë elementë të veprave penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin fshehjen ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” parashikuar nga nenet 257/a, 287 e 305/b i K. Penal. Sa sipër, mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme të bazuara në prova, është bërë ndalimi i shtetases Alda Klosi, e vënë nën hetim për konsumimin e elementeve të këtyre veprave penale.

Me urdhrin e datës 03.02.2023, është regjistruar në regjistrin e veprave penale, emri i shtetases Alda Klosi, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin fshehjen ose deklarimi i rremë, i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Deklarata të rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” parashikuar nga nenet 257/a, 287 e 305/b i K. Penal.

Hetimet në lidhje me ketë rast janë komplekse dhe në vijim, duke garantuar se Prokuroria është maksimalisht e angazhuar dhe do të kryejë çdo veprim hetimor me qëllim zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, dhe vënien përpara përgjegjësisë te çdo personi të përfshirë në te.

Të fundit