Flash News

E-TJERA

Alis reagon pas Eurovision, falënderon publikun: Ky rrugëtim nuk do kishte kuptim pa ju

Alis reagon pas Eurovision, falënderon publikun: Ky rrugëtim nuk do

Këngëtari Alis ka reaguar pas eksperiencës së tij në Eurovision, duke falënderuar publikisht të gjithë ata që e mbështetën gjatë këtij rrugëtimi.

Në një mesazh emocional, artisti shprehet se pjesëmarrja në Eurovision ishte një sfidë e madhe, sidomos si një artist i ri në një skenë ndërkombëtare kaq të rëndësishme.

Alis thekson se mbështetja e publikut ka qenë forca më e madhe gjatë gjithë eksperiencës së tij, ndërsa falënderon fansat për votat, mesazhet dhe dashurinë që i kanë dhënë.

REAGIMI:

Kur nisi gjithçka, m’u duk si diçka shumë më e madhe se vetja ime dhe shpesh mendoja me vete nëse do arrija ta realizoja tamam ashtu siç e kisha ëndërruar. Sidomos si një artist i ri, pa shumë eksperiencë në një skenë kaq të madhe si Eurovisioni, ku nuk mban vetëm emrin tënd, por edhe peshën dhe krenarinë e përfaqësimit të një shteti të tërë.

Por gjatë gjithë këtij rrugëtimi, ajo që më ka dhënë më shumë forcë keni qenë ju. Mbështetja, dashuria, votat, mesazhet dhe fjalët tuaja kanë pasur një vlerë që nuk di ta shpjegoj me fjalë. Në çdo moment kam ndjerë që nuk isha vetëm dhe kjo është ndjesia më e bukur që mund të marrë një artist.

Faleminderit secilit prej jush që besoi tek unë dhe tek muzika ime. Faleminderit që më keni bërë të ndihem krenar në çdo hap të këtij udhëtimi dhe që ma keni kthyer këtë eksperiencë në diçka që do ta mbaj gjithmonë në zemër.

Kam mësuar shumë nga ky rrugëtim, kam përjetuar emocione që nuk harrohen dhe mbi të gjitha kam kuptuar sa e fortë është ndjenja kur ke njerëz që të mbështesin me gjithë zemër.

Ky rrugëtim nuk do kishte të njëjtin kuptim pa ju.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Alis (@aliskallaci)

Të fundit