Flash News

E-TJERA

Ambasadori i OSBE kritikon ritmin e Reformës Zgjedhore: Procesi ka ecur ngadalë

Ambasadori i OSBE kritikon ritmin e Reformës Zgjedhore: Procesi ka ecur

Michel Tarran, ambasadori i OSBE, tha se procesi i Reformës Zgjedhore në Shqipëri ishte i ngadaltë dhe se palët kanë humbur kohë.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri është angazhuar në këtë punë për të mbështetur komisionin e posaçëm. Që nga fillimi kanë punuar ngadalë, kanë humbur kohë, por gëzohemi që kanë rifilluar punën e tyre”, tha Tarran.

Nga Pogradeci, Tarran u shpreh për mediat se pret edhe rezultate nga diskutimet për rekomandimin që është bërë në lidhje me financimin e partive.

“Dhe, siç e keni thënë, kanë punuar në temën e financimit të partive, që është një aspekt shumë i rëndësishëm i jetës politike në ndonjë vend demokratik, siç është tani Shqipëria. Sa i përket reformës, ne nuk jemi këtu për të propozuar, për të punuar një model. Ka modele të ndryshme, çdo vend e ka modelin e vet. Dhe ka probleme të ndryshme me organizimin e zgjedhjeve, ka rekomandimet që bëhen nga ODIHR-i çdo herë kur vijnë këtu për të vëzhguar zgjedhjet”, tha ambasadori.

Sa i përket propozimit të Ramës për uljen e numrit të deputetëve, ambasadori i OSBE deklaroi se ndërkombëtarët nuk ndërhyjnë në sistemin legjislativ.

“OSBE-ja bëhet nga 57 vende pjesëmarrëse dhe çdonjëri ka sistemin e tij, dhe duhet që shqiptarët vetë të vendosin cilin sistem kanë dëshirë për ta implementuar këtu. Absolutisht, është prapë një problem i shqiptarëve, në të cilin nuk do të hyjmë. 150, 200, 50, 300  është problem i juaj dhe prapë në çdo vend ka situatë të ndryshme, duke shikuar sa banorë janë në Shqipëri, kuptoj që dikush konsideron që duhet të jetë më pak deputetë, ka argument tjetër që janë në favor të një numri më të madh. Çdo vend duhet të vendosë vetë, nuk është puna jonë për të komentuar këtë aspekt teknik”, deklaroi ambasadori.

Të fundit