Flash News

E-TJERA

Ambasadori italian nga Shkodra: Opozita duhet të jetë e fortë dhe e bashkuar

Ambasadori italian nga Shkodra: Opozita duhet të jetë e fortë dhe

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Buçi, nga vizita e tij në Shkodër komentoi edhe protestën e opozitës.

Buçi u shpreh për mediat se Shqipërisë i duhet një opozitë e fortë dhe kjo arrihet vetëm duke qëndruar të bashkuar. Ambasadori italian kërkoi që politikanët shqiptarë të kujdesen për nevojat e qytetarëve që kanë të bëjnë me shërbimet publike.

“Qëndrimi im është që edhe opozita të mbushë boshllëkun e krijuar, sepse në demokraci një mazhorancë ka nevojë për një opozite, opozita është e fortë nëse është e bashkuar, por këshilla ime si përfaqësues i Italisë, është që opozita duhet te jetë e fortë dhe e bashkuar që në parlament të bëjë një opozitë serioze mbi gjëra konkrete dhe jo vetëm kaos, kjo nuk i shërben askujt, as mazhorancës.

Gjëja e parë është që duhet të ulim tonet, sepse tonet që i drejtohen dhunës, revoltës, nuk mendoj se i bëjnë mirë vendit. Mendoj se qytetarët e këtij vendi kanë nevojë për një vend normal, për politikanë normalë, të cilët kujdesen për nevojat e qytetarëve, e nevojat e qytetarëve janë shërbimet publike, shkolla të reja, hapësira të reja, kjo është ajo çfarë kanë nevoje njerëzit nga politika e të gjithë kaheve politike, mazhoranca apo opozita”, tha Buçi.

Të fundit