Flash News

E-TJERA

Analisti Gurra i drejtohet "të shqetësuarve": Janë gallataxhinj, nuk mbledhin dot as 10 veta për të bërë një protestë të tyren

Analisti Gurra i drejtohet "të shqetësuarve": Janë

Analisti Hysni Gurra, ka komentuar protestën e sotme të opozitës përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Analisti flet për "kritikuesit, apo "të shqetësuarit"siç i quan ai, teksa i fton dhe ata ta 'rrëzojnë qeverinë e të mos presin t`ua rrëzojë Berisha."

Gurra shkruan se "pse e duan gati?" dhe ironizon duke thënë se "Këta nuk mbledhin dot as 10 veta bashkë për të bërë një protestë të tyren."

Postimi i plotë:

Të “shqetësuarit” pse nuk ra qeveria sot- pse nuk ngrihen vetë dhe ta rrëzojnë?

Derisa janë kaq të shqetësuar për të rrëzuar Ramën - pse presin t’ua rrëzojë Berisha, pse e duan gati, le ta rrëzojnë vetë dhe pastaj të shijojnë frutet e pushtetit vetë?

Këta nuk janë të interesuar që të rrëzohet Rama, këta janë armatura të Ramës. Janë gallataxhinj, sehirxhinj, qylaxhinj.

Këta nuk mbledhin dot as 10 veta bashkë për të bërë një protestë të tyren.

Të fundit