Flash News

E-TJERA

Analisti: Nëse skandali Rama-McGonigal do kishte ndodhur në Francë, ishte bërë nami

Analisti: Nëse skandali Rama-McGonigal do kishte ndodhur në

Gazetari i Radio France, Paris, analisti Genc Burimi komentoi artikullin denoncues të New York Times lidhur me skandalin Rama-McGonigal.

I ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, Burimi është shprehur se po të kishte ndodhur kjo gjë në Francë do të ishte shkaktuar një tërmet i madh diplomatik dhe politik ku kryeministri do të ishte larguar menjëherë.

"Komision hetimor parlamentar dhe hetim komplet nga drejtësia. Në Francë ish kryeministrit ju dhuruan kostume  dhe u bllo0kuan fushata dhe u arrestuan persona ndërsa një skandal i lartë i përmasave globale që ka ndodhur me Ramën nuk mban përgjegjësi asnjë.

Nëse do të kishte ndodhur në Franca është i paimagjinueshëm reagimi i qytetarëve. Do të komentojmë gjatë në emision artikullin e New York Times, ne jemi me artikuj gazetash dhe drejtësia jonë ende nuk është prononcohet.

Kjo drejtësi duhet të tregojë që nuk vepron me urdhër të Ramës por me direktivat e Amerikës që e kanë ndërtuar nga fillimi.

Përtej çështjes McGonigal me lidhjet ruse fshihet një lojë me e madhe, sepse është një luftë mes Biden dhe Trump", tha ai.

 

Të fundit