Flash News
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
Panik në pushtet? Rama sulmon protestuesit që kërkojnë largimin e tij: Budallenj, mendje të cekëta
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
Analiza e BIRN: Nga predhat tek rakethedhësit, çfarë u gjet pas sulmit në Banjskë
Një pjesë e armatimit të konfiskuar në fund të shtatorit në Banjskë, që u la pas nga serbët e armatosur në veriun e Kosovës, kaloi nëpër duart e shtetit serb gjatë pesë viteve të fundit, duke përfshirë plumbat që u prodhuan vetëm vitin e kaluar, raporton BIRN.
BIRN përdori metoda të inteligjencës virtuale, të njohura si OSINT, dhe intervista me burime për të identifikuar llojin, kompaninë prodhuese dhe vitin e prodhimit të armëve.
Analiza e simboleve të identifikuara nga BIRN në armët dhe municionin e konfiskuar nga policia e Kosovës, duke përfshirë predha mortajash dhe granatahedhëse, nuk vërteton se si ato përfunduan në duart e grupit të armatosur, i cili drejtohej nga Milan Radoiçiq, në atë kohë nënkryetar i partisë politike që përfaqëson serbët e Kosovës, Lista Serbe, dhe i lidhur ngushtë me partinë në pushtet në Serbi, Partia Progresive.
Por ajo sugjeron se armët ose janë vjedhur nga depot shtetërore, janë shitur te një tregtar privat armësh i cili i ka shitur ose ia ka dhënë Radoiçiqit, ose janë dorëzuar nga shteti.
Ato përfshinin mina anti-këmbësorike MRUD, predha mortajash M73 60 mm, raketahedhës antitank M80 “Zolja” dhe një granatëhedhës automatik M93, të cilat u ekspozuan nga policia e Kosovës.
BIRN mund të konfirmojë që predhat e mortajave dhe raketat antitank kishin kaluar nëpër qendrat shtetërore të mirëmbajtjes në Serbinë qendrore përkatësisht në vitin 2018 dhe 2021.
Presidenti dhe qeveria e Serbisë kanë mohuar të kenë lidhje me veprimet e grupin e armatosur të Radoiçiqit, të cilët vranë një oficer policie shqiptar të Kosovës në orët e para të 24 shtatorit në një pjesë të populluar me shumicë serbe të veriut të Kosovës, përpara se të mbylleshin në territorin e një manastiri ortodoks. Tre persona të armatosur u vranë në operacionin që pasoi të policisë. Qeveria e Kosovës ka thënë që përfshirja e Radoiçiqit është një tregues i qartë i mbështetjes së shtetit serb, diçka që Radoiçiqi e ka hedhur poshtë.
Më interesant është municioni, i cili përfshin plumba pushke automatike – 7.62×39 mm – që përputhen me ato të prodhuara në vitin 2022 nga fabrika Belom, prodhuesi më i ri shtetëror i armëve në Serbi.
“Ky është me të vërtetë municion i ri dhe autoritetet serbe mund të gjurmojnë se kujt i është shitur”, tha Novica Antiq, një zyrtar i lartë i Sindikatës së Ushtrisë Serbe. “Shteti serb duhet të jetë më i interesuari për ta hetuar këtë.”
Ministri serb i Mbrojtjes Milosh Vuçeviq ka thënë se fakti që armët janë prodhuar në Serbi nuk dëshmon asgjë, duke treguar fotografi të policisë së Kosovës me armë të prodhimit serb.
Ministria e mbrojtjes e Serbisë nuk iu përgjigj kërkesës për koment për këtë artikull.
Plumba pushke automatike
Midis municioneve kishte fishekë 7.62×39 mm, të një pushke të zakonshme automatike, të cilët kishin të shënuar 2022 si vit prodhimi.
Simbolet dhe pozicioni i tyre në fishekët e konfiskuar nga policia e Kosovës korrespondojnë qartë me ato të plumbave të kalibrit të njëjtë të reklamuara në faqen zyrtare të kompanisë Belom, shtesa më e re në industrinë e armëve të Serbisë që është regjistruar në regjistrin e serb të biznesit në vitin 2016.
Pronari i saj përfundimtar është gjiganti shtetëror i armëve Yugoimport SDPR, ndërsa fabrika përdor pajisje dhe makineri të blera nga prodhuesi belg i makinerive NLC në një marrëveshje të raportuar më parë nga BIRN dhe që, sipas auditorëve të KPMG-së, ishte në dëm të taksapaguesve serbë.
Makineria e blerë nga NLC është pikërisht lloji i përdorur për prodhimin e fishekëve 7.62×39 mm, lloji i përdorur nga grupi i Radoçiqit.
BIRN dërgoi një kërkesë për qasje në dokumente publike në Ministrinë e Eksportit të Brendshëm dhe të Jashtëm të Serbisë, duke pyetur për eksportin e municionit Belom të këtij lloji të prodhuar në vitin 2022, për të identifikuar blerësit e mundshëm. Deri në momentin e publikimit, nuk pati asnjë përgjigje.
Predha mortajash M73
Bazuar në një analizë të simboleve në armë, BIRN mund të raportojë se fishekët M73 janë prodhuar në fabrikën shtetërore të armëve Krusik, në Valevë, Serbi, dhe mbajnë shënimin “RZK 1801, R” – që do të thotë se ato janë dërguar për mirëmbajtje në Qendrën e Riparimit në Kragujevc në vitin 2018.
Burimet thonë se shkronjat cirilike në predhat M73 nënkuptojnë se ato fillimisht ishin bërë për Ushtrinë Serbe, por se mund të jenë shitur më vonë te një tregtar privat armësh.
Raketahedhës anti-tank
Raketahedhëset anti-tank Zolla kanë vulën “RZK 2101, 11R”, që do të thotë se janë riparuar gjithashtu në Kragujevc, por në vitin 2021.
Ekspertët ushtarakë nga Kosova, të cilët folën në kushte anonimiteti, thanë se Zollat e paketuara nuk gjenden zakonisht në tregun e zi për shkak të kontrolleve të rrepta në trajtimin e tyre.
Serbia ka një sistem mjaft të mirë inventari, tha eksperti ushtarak nga Serbia, Aleksandër Radiq, dhe nëse diçka mungon nga rezervat ushtarake, mund të gjurmohet shpejt.
“Për çdo armë ka një regjistrim të saktë”, tha ai. “Vendi ynë është krenar për këtë. Sa herë që ka pasur ndonjë incident terrorist në Evropë ku, për shembull, është përdorur një armë Zastava, sistemi ynë mund të zbulonte shpejt nëse ajo armë ishte në sistem apo jo dhe çfarë kishte ndodhur me të. Tani mund të bëhet e njëjta gjë.”
Granatahedhës M93
Granatahedhësja M93 u prodhua në fabrikën Zastava të Kragujevcit. Një listë paketimi e gjetur në vendngjarje, dhe e cila normalisht do të ishte në kutinë e armës, sugjeron se ajo në një moment ka kaluar përmes një qendre tjetër shtetërore mirëmbajtjeje – Qendra Teknike-Riparuese Çaçak- gjithashtu në Serbinë qendrore. Si lista e paketimit ashtu edhe arma e sekuestruar kanë të njëjtin numër fabrike – 201.
As qendra e mirëmbajtjes në Kragujevc as ajo në Çaçak nuk iu përgjigjën kërkesave për koment.
Sipas faqes së internetit të kompanisë Zastava, M93 është një armë këmbësorie e krijuar për “asgjësimin e forcave të gjalla të mbuluara dhe të pambuluara në distanca deri në 1,700 m, si dhe për shkatërrimin e mjeteve të lehta luftarake të blinduara në distanca deri në 1,000 m”. Zastava nuk iu përgjigj një kërkese për koment.
Një burim ushtarak serb, duke folur në kushte anonimiteti, tha se lista e paketimit e gjetur nga policia e Kosovës dukej autentike dhe se ai njohu tre nga nënshkruesit.
Radiq tha se fakti që arma kishte kaluar mirëmbajtjen nënkuptonte se nuk kishte gjasa të ishte menduar për shitje, veçanërisht pasi Serbia nuk ka një tepricë M93.
“ABG (granatahedhës automatik) nuk janë shitur kurrë pas riparimeve sepse ne nuk kemi patur një tepricë të tyre”, tha ai. “Atëherë pse një (granatahedhës) i ri do të shkonte për riparim?”
Antiq tha se armët me shumë gjasa ishin vjedhur nga rezervat ushtarake ose ishin shitur te tregtarë privatë armësh në Serbi, të cilët më pas ia rishitën ato grupit të Radoiçiqit.
“Personalisht, nuk mendoj se ato armë grupit të Radoiçiqit ia dha drejtpërdrejtë ushtria, por se ai i ka marrë ato në ndonjë mënyrë të tërthortë”, tha Antiq për BIRN. Pra, ose u vodhën ose armët iu erdhën përmes tregtarëve privatë të armëve.
Kjo nuk përjashton mundësinë që zyrtarë shtetërorë të jenë të përfshirë, tha ai, por vetëm se armët nuk kanë ardhur nga “njësi ushtarake” zyrtare.
Radiq, megjithatë, tha se nuk mund të imagjinohej se dikush mund të shtinte në dorë një sasi të tillë armatimi të rëndë pa bashkëpunimin e zyrtarëve shtetërorë dhe ushtarakë serbë.
“Serbia ka kontroll të rreptë mbi eksportet dhe nuk mund të mendojmë se ata morën certifikata prej disa vendeve afrikane (ku Serbia eksporton armë) dhe më pas morën disa pushkë prej tyre për t'ia dhënë grupit të Radoiçiqit.”
Mina anti-këmbësorike
Policia e Kosovës konfiskoi gjithashtu një numër minash anti-këmbësorike MRUD të prodhuara nga Jugosllavia, të dizajnuara për të plagosur ose vrarë nga copëtimi.
Në bazë të shënimeve në to, minat e sekuestruara janë prodhuar në vitin 1984.
Disa ish-republika jugosllave, përfshirë Serbinë, kanë pranuar se zotërojnë një numër të paspecifikuar minash copëtuese me drejtim të tipit MRUD, por kanë thënë se ato janë përdorur vetëm në modalitetin e shpërthimit të komanduar dhe për këtë arsye nuk i nënshtrohen Konventës së Kombeve të Bashkuara për Ndalimin e Minave.
Antiq, nga Sindikata e Ushtrisë, tha se Serbia ka mina të tilla në depo dhe objekte riparimi, por se ato janë shfaqur gjithashtu në tregun e zi që nga luftërat jugosllave të viteve 1990.
“Serbia ka mina MRUD; ato nuk janë mina klasike dhe nuk janë të ndaluara”, tha ai për BIRN. “Por ato mund të gjenden lehtësisht në tregun e zi.”
Minat MRUD, për shembull, gjetën mënyrën dhe përfunduan në duart e ultrasve të futbollit Janjicari (Jeniçerët), një bandë e fuqishme e krimit të organizuar që aktualisht po gjykohet për akuzat për vrasje të shumta dhe shpërndarje droge.
Sipas dëshmisë gjatë gjyqit, banda bleu pesë mina MRUD nga klani malazez i trafikut të drogës Skalari.
Më 1 tetor, drejtori i policisë së Kosovës Gazmend Hoxha tha se Afrim Bunjaku, polici i vrarë më 24 shtator në veri të Kosovës, vdiq nga plagët e shkaktuara nga “minat anti-këmbësorike të shpërthyera me telekomandë dhe bateri elektrike që u përdorën nga grupi”. Ai nuk specifikoi, megjithatë, nëse ishte një minë e tipit MRUD./ BIRN
Të fundit
Koçeku braktis PS-në, plas revolta: Dorëzo mandatin, në Kuvend hyre me votat e PS-së
15 Qershor 2026, 12:18
Deri në mars 2026, Veliaj dhe i vëllai kanë paguar 430 mijë dollarë për lobim
15 Qershor 2026, 12:05
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
15 Qershor 2026, 11:50
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
15 Qershor 2026, 11:35
Video/ "Kushner nuk po negocion, po arrin një m*t”, Rama humb toruan me gazetaren amerikane
15 Qershor 2026, 11:16
Digjet banesa, katër vëllezër humbin jetën nga zjarri në Greqi
15 Qershor 2026, 10:32
Merrte pagesa për aplikime dhe studime jashtë vendit, administratori përballet me gjykatën
15 Qershor 2026, 10:25
Vrasja në Mirditë, viktima i kishte shpëtuar një atentati tre muaj më parë
15 Qershor 2026, 10:07
16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?
15 Qershor 2026, 10:01
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor 2026, 09:37
Vritet me armë zjarri një person në Mirditë, identifikohet viktima
15 Qershor 2026, 08:54
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
15 Qershor 2026, 08:41
Temperaturat maksimalet arrijnë në 30°C, parashikimi i motit për sot
15 Qershor 2026, 07:57
Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin
15 Qershor 2026, 07:35
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 Qershor 2026, 07:00
Gjermania e nis vrullshëm Kupën e Botës 2026, mund 7-1 debutuesit e Kurasaos
14 Qershor 2026, 21:53
Mbyllet protesta, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Revolucion! Rama largohu!
14 Qershor 2026, 21:40
Persona të maskuar filmojnë turmën, qytetarët i evidentojnë me lazer
14 Qershor 2026, 21:18
Botëror 2026/ Turqia humbi, por fitoi famë tifozi “horror” që po bën xhiron e botës
14 Qershor 2026, 20:51
Forma e pazakontë e protestës në Holandë, shqiptarët në Hagë me këngë polifonike
14 Qershor 2026, 19:36
Sheshi “Skënderbej” mbushet plot, nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
14 Qershor 2026, 18:46
Pushteti i korrupsionit dhe propagandës po shembet e mbi të Shqipëria reale po ngrihet
14 Qershor 2026, 18:24
Gjyqtarët e Botërorit 2026 me paga rekord
14 Qershor 2026, 17:59
“Rama ik” jehonë në Mynih, diaspora shqiptare në protestë në Gjermani
14 Qershor 2026, 17:38
Media gjermane ZDF jehonë protestave në Tiranë: Rritet presioni ndaj qeverisë Rama
14 Qershor 2026, 17:14
Arrestohen 5 serbë për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia zbardhin detajet
14 Qershor 2026, 16:46
Reagim nga Brukseli për protestat në Shqipëri, PDE: Rama të dëgjojë zërin e qytetarëve
14 Qershor 2026, 16:24
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
14 Qershor 2026, 15:38
Botërori 2026/ Gjermania dhe Holanda zbresin sot në fushë
14 Qershor 2026, 15:20
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
14 Qershor 2026, 15:01
Tragjedi në Prizren, 27-vjeçari vritet me thikë pas sherrit mes kushërinjve
14 Qershor 2026, 14:41
Haiti – Skocia, një ndeshje që riktheu magjinë e futbollit
14 Qershor 2026, 14:18
Shqipëria jashtë fushës, por në lojën e milionave të Botërorit
14 Qershor 2026, 13:58
Berisha - Ramës: Jep dorëheqjen, protestat nuk do të ndalen
14 Qershor 2026, 13:25
Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër
14 Qershor 2026, 12:58
Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës
14 Qershor 2026, 12:51
Barazimi në debutim, Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e parë
14 Qershor 2026, 12:30
Përplasen dy mjete në aksin Pogradec–Lin, humb jetën një pasagjere, plagosen tre të tjerë
14 Qershor 2026, 12:16
Gjendet i pajetë 25-vjeçari në Astir
14 Qershor 2026, 11:28
Shqipëria, me një përqindje të lartë të vajzave që shkëlqejnë në matematikë
14 Qershor 2026, 11:14
Nga Tirana në New York, diaspora shqiptare ngrihet në protestë kundër Ramës
14 Qershor 2026, 10:51
Prej 2 javësh shqiptarët në shesh, Ramës i qan zemra për turizmin: Po dëmtohet sezoni
14 Qershor 2026, 10:14
Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore
14 Qershor 2026, 09:54
Tiranë/ Efektivi i jep fund jetës me armën e shërbimit
14 Qershor 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
14 Qershor 2026, 09:17
Revolta e “të përjashtuarve”
14 Qershor 2026, 08:59
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
14 Qershor 2026, 08:40
Temperatura deri në 34 gradë celsius, si parashikohet moti për sot
14 Qershor 2026, 08:28
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 Qershor 2026, 08:07
Ndeshja Brazil-Marok mund të nisë me vonesë, moti i keq kërcënon supersfidën e Botërorit
13 Qershor 2026, 21:54
“Dorëheqje, qeveri teknike, audit ndërkombëtar”, 6 kërkesat e diasporës para Kryeministrisë
13 Qershor 2026, 21:21
I riu nga Mirdita denoncon në protestë: Babait tim i vdiq pacienti për oksigjen në ambulancë
13 Qershor 2026, 20:02
Mjeku sfidon Ramën: Fëmijët e atyre që kishte dje në antimiting janë këtu në këtë shesh!
13 Qershor 2026, 19:34
Protestuesit rreshtojnë atlete para Kryeministrisë si simbol i emigrimit
13 Qershor 2026, 18:56
Berisha: Ta përcjellim një minutë e më parë Ramën, vetëm për shqiptarët nuk mendon
13 Qershor 2026, 18:40
Berisha: Shqipëria nuk mund të quhet kurrë vend i zhvilluar me një fshat të prapambetur
13 Qershor 2026, 18:03
Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
13 Qershor 2026, 16:53
Dikur mbështetëse e Ramës, aktorja e njohur i bashkohet protestës masive në Tiranë
13 Qershor 2026, 16:30
“Për kë bën tifo në Botëror?” Berisha: Admiroj futbollistët që duken si 'supermenë' në fushë
13 Qershor 2026, 16:00
Ndërtoi pa leje, arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë
13 Qershor 2026, 15:39
Messi, Maradona apo Pele? Renditja e 10 legjendave më të mira të Kupës së Botës
13 Qershor 2026, 15:18
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23