Flash News

E-TJERA

Apeli i Posaçëm liron nga burgu ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka

Apeli i Posaçëm liron nga burgu ish-kryeprokurorin e Vlorës,

Aurel Zarka është liruar nga qelia me vendim të Apelit të Posaçëm, pas rreth një viti qëndrimi në burg.

Vendimi u mor nga gjyqtari Florjan Kalaja, i cili shqyrtoi kërkesën e paraqitur nga mbrojtja e Zarkës, ndërsa edhe përfaqësuesi i akuzës u shpreh në favor të lirimit.

Ish-kryeprokurori u arrestua në qershor të vitit 2024 dhe më pas u shpall fajtor për akuzat e korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm në kuadër të dosjes së njohur si “Toyota Yaris”.

Fillimisht, Zarka u dënua me 4 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi iu ul në 2 vite e 8 muaj.

Të fundit