Flash News

E-TJERA

Aplikacioni “Aktiv1st” i PS, eksperti i IT: Janë 70 mijë përdorues, ka kushtuar mbi 300 mijë dollarë

Aplikacioni “Aktiv1st” i PS, eksperti i IT: Janë 70 mijë

Eksperti i IT, Gent Progni, i cili nisi të investigojë aplikacionin “Aktiv1st” të socialistëve, ka thënë se aktualisht numërohen deri në 70 mijë përdorues.

Në njëlidhje direkte për Syri Tv, Progni e cilësoi një shifër alarmante teksa tha se për ndërtimin e aplikacionit “Aktiv1st” janë angazhuar 12 programues.

Progni tha se ky aplikacion ka kushtuar mbi 300 mijë dollar, para për të cilt s’ka dhënë llogari askush.

“Ne kemi zbuluar listën e të gjithë të regjistruarëve në këtë “database”. Mund të jenë të aplikacionit apo jo. Shifra arrin në 70 mijë përdorues që për mendimin tim është shumë alarmante, se me sa kam informacion, aq është dhe administrata në Tiranë, kështu që është shifër shumë alarmante. Ne kemi gjetur, jemi shumë afër gjetjes së kompanisë që e ka bërë aplikacionin. Nga informacioni që kemi deri tani kanë punuar 12 programues nga vende të ndryshme të botës. Aplikacioni ka pasur një emër tjetër më përpara, nuk ka pasur emrin “Aktiv1st”, por si duket është përdorur për ta kamufluar dhe në dijeninë time deri tani, kostoja ka qenë mbi 300 mijë dollarë. Janë paguar 12 programues, disa kanë qenë nga Ukraina. Janë paguar për orët e punës dhe kostoja ka qenë edhe është realisht, kolosale. Si gjithmonë, në Shqipëri nuk është se jep llogari njeri për paratë”, tha Progni.

Të fundit