Flash News

E-TJERA

Armando Babani ‘zbërthen’ politikën shqiptare përmes aparatit: Berisha, ëndërr për fotografët, fytyra më ekspresive

Armando Babani ‘zbërthen’ politikën shqiptare përmes

Fotoreporteri i njohur Armando Babani ka rrëfyer në podkastin “Pasvon” të Alfred Lelës prapaskenat e fotografimit të politikës shqiptare ndër vite, duke zbuluar edhe cilët liderë kanë qenë më të vështirët për t’u fiksuar nga aparati.

Sipas Babanit, kryedemokrati Sali Berisha ka qenë ndër figurat më ekspresive për fotografët, pasi “ta tregonte historinë me fytyrë”, ndërsa Eduard Selami ishte krejt ndryshe.

“Selami ishte nga më të vështirët për t’u fotografuar. Dilte gjithmonë si foto pasaporte. Nuk tregonte emocion”, tha Babani.

Ai foli edhe për Fatos Nanon, të cilin e përshkroi si një politikan tolerant dhe të hapur me gazetarët, ndërsa për Lulzim Bashën u shpreh se ishte “i palexueshëm” dhe përpiqej të dukej agresiv në publik.

Babani theksoi se një fotoreporter nuk ka nevojë për një personazh të bukur, por për një figurë që “tregon histori” përmes mimikës dhe gjuhës së trupit.

Ndiq intervistën e plotë: 

 

Të fundit