Flash News

E-TJERA

Armëmbajtje pa leje dhe lojëra fati, 7 të arrestuar në Tiranë

Armëmbajtje pa leje dhe lojëra fati, 7 të arrestuar në

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 7 persona, në kuadër të një aksioni për armëmbajtje pa leje dhe baste sportive ilegale.

Pesë prej tyre u arrestuan në flagrancë pasi u kapën duke organizuar lojëra fati, me celularë. Të arrestuarit janë shtetasit L. B., 61 vjeç, B. Ç., 66 vjeç, A. K., 22 vjeç, F. I., 60 vjeç, I. L., 38 vjeç dhe A. D., 50 vjeç.

Gjatë kontrollit në lokalin ku u arrestuan, iu gjetën 6 celularë që përdoreshin për lojëra fati dhe 900 000 lekë të dyshuar të përfituara nga kjo veprimtari.

Po ashtu, në pranga është vënë edhe K. M., 25 vjeç, pasi në rrugën “Myslym Keta”, gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, u gjetën 2 armë zjarri automatike me municion, të cilat dyshohet se ai i posedonte me qëllim shitjen.

Të fundit