Flash News


E-TJERA

Arrest me burg për Alda Klosin, flet avokati: Deklaratat e pastrueses të rreme, paratë ia la xhaxhai

Arrest me burg për Alda Klosin, flet avokati: Deklaratat e pastrueses

Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” për ish-zyrtaren e Kryeministrisë, Alda Klosi, nën akuzë për tre vepra penale.

Avokati i Klosit, Ilirjan Muho, deklaroi pas seancës se paratë e vjedhura në banesë i përkisnin familjarëve të ish-zyrtares, konkretisht xhaxhait të saj. Sipas avokatit, paratë do të hidheshin në bankë.

“Në datën 15 dhjetor ajo pikasi humbjen e lekëve. Ajo kërkoi që të rikthehej po atë ditë për të dhënë dëshminë. Paratë kane shkuar në shtëpinë e Alda Klosit kur xhaxhai bashkë me nusen në Amerikë. Më pas paratë do të hidheshin me bankë sipas procedurave. Janë 30 mijë dollarë që janë lënë nga nusja e xhaxhait, të lëna për arredimin e një shtëpie që kishin blerë në Tiranë.  Ajo ka konstatuar nga hapja e sirtarëve në orenditë e shtëpisë, që mungonin disa bizhuteri. Ky fakt është bërë i ditur në komisariatin nr.2. Aty është sqaruar se për çfarë është pyetur. Kur ka ardhur në shtëpi, ka parë se kasaforta mungonte. Më pas ka thënë se; kam diçka për të thënë”, tha avokati.

Sa i përket deklarimeve të Rozeta Dobit, avokati Muha i ka quajtur të rreme. Ai u shpreh se deklaratat e Dobit kanë qenë kontradiktore.  

“Pati një debat të gjatë Prokurori paraqiti si provë një deklaratë të dhënë nga Rozeta Dobi. Ishte një deklarim i marrë kohët e fundit. I ka dhënë një vlerë të paracaktuar këtij deklarimi. Është hera e katërt që ajo pyetet, dhe sa herë që pyetet jep një deklaratë ndryshe nga tjetra.

Deklarata e fundit është gënjeshtër. Ka disa pyetje që bëmë në seancë dhe natyrisht presim të zbardhet vendimi për të marrë përgjigjen e tyre. Nëse do ishte kështu siç ka deklaruar Dobi, si është e mundur që është hapur kasaforta dhe është hedhur në një kazan plehrash. Si nëna si djali në momentin që janë arrestuar kanë mbajtur të njëjtin qëndrim ku kanë pohuar vjedhjen e banesës së Alda Klosit dhe kanë dhënë një mekanizëm të qartë se si është kryer kjo vepër penale”, shtoi avokati.

Të fundit