Flash News

E-TJERA

Arrestimi i Alda Klosit, zbardhet dëshmia e pastrueses: Paratë vinin me çanta, vjedhjen e inskenova

Arrestimi i Alda Klosit, zbardhet dëshmia e pastrueses: Paratë vinin

Zbardhet dëshmia e Rozeta Dobit, pastrueses së shtëpisë së ish zyrtares së lartë Alda Klosit, e arrestuar natën e mbrëmshme.

49-vjeçarja, e arrestuar në 7 janar, ka rrëfyer para hetuesve duke thënë se ka parë shumë para gjatë kohës kur punonte si pastruese në shtëpinë e ish-zyrtares.

Po ashtu, ajo tha se vjedhjen e inskenoi “pasi Alda Klosi donte të ngarkonte me përgjegjësi burrin”, për shkak të konflikteve mes tyre.

“Paratë vinin që nga viti 2021. Unë nuk kam dijeni kush i sillte, por paratë vinin në çantë. Në dhjetor 2022 Alda ngaqë kishte konflikte me burrin më kërkoi t’i ruaja. Ditën që i mora me çantë i mora nga kasafortë, pasi Alda nuk ishte në shtëpi. Më tha ajo vetë merri në kasafortë. Ngjarjen e vjedhjes e inskenova pasi ajo donte të ngarkonte me përgjegjësi burrin," tha ajo.

 

Të fundit