Flash News

E-TJERA

Arrestimi i kushëririt të Ervis Martinajt për aksidentin te liqeni, reagon policia

Arrestimi i kushëririt të Ervis Martinajt për aksidentin te

Policia e Tiranës konfirmoi këtë të premte arrestimin e Emiljano Ninës, kushëri i Ervis Martinajt, për aksidentin e ndodhur te diga e liqenit artificial.

I riu në kërkim u vu në pranga mbrëmjen e djeshme në rrugën “5 Maji” nga efektivët e komisariatit 4 në kuadër të aksionit të koduar “Escape”.

Nina, 28 vjeç, në muajin gusht të këtij viti, përplasi automjetin që drejtonte me bordurën anësore te Liqeni Artificial dhe më pas u largua.

Ai rezultonte i shpallur në kërkim edhe për dhunë në familje, pasi është dënuar me 8 muaj burgim për këtë vepër penale.

Ky shtetas, në muajin gusht të këtij viti, duke drejtuar një automjet tip ‘BMW’, për shkak të shpejtësisë shumë të lartë, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore te Liqeni Artificial. Pas aksidentit, ky shtetas është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Gjithashtu, ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim për veprën penale ‘Dhuna në familje’, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 8 muaj burgim, për këtë vepër penale”, njoftoi policia.

Të fundit