Flash News

E-TJERA

Arrestimi i Mark Frrokut/ Gëzhoja në vendngjarje, zbulohet se kush qëlloi

Arrestimi i Mark Frrokut/ Gëzhoja në vendngjarje, zbulohet se kush

Zbardhen të tjera detaje nga konflikti i pronësisë në zonën e Kepit të Rodonit, që çoi në arrestimin e 8 personave ku mes të arrestuarve është dhe ish-deputeti socialist, Mark Frroku.

Gjatë sherrit është qëlluar me armë. Nga të dhënat paraprake, ka dyshime se personi që ka qëlluar me armë është kushëri i ish-deputetit Frroku.

Konflikti ka nisur gjatë kohës kur përfaqësuesit e kishës katolike po bënin rrethimin e pronës për të cilën kanë certifikatë pronësie.

Banorët e zonës, konkretisht të fshatit Shetaj, nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, që pretendojnë se e kanë po për këtë pronë.

Të fundit