Flash News

E-TJERA

Arrestimi i oficerit në Sarandë, si një 'lapsus' e çoi në pranga

Arrestimi i oficerit në Sarandë, si një 'lapsus' e

Një oficer i Komisariatit të Policisë në Sarandë është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), pasi dyshohet se është përfshirë në një rast korrupsioni gjatë ushtrimit të detyrës.

Sipas hetimeve, oficeri kishte siguruar më herët përgjime në lidhje me dy vëllezër të dyshuar për veprimtari kriminale. Megjithatë, gjatë këtij procesi, ai dyshohet se ka kontaktuar nënën e tyre, të cilës i ka kërkuar një shumë parash në këmbim të mbylljes së hetimeve.

Gruaja ka njoftuar menjëherë djemtë e saj për bisedën me punonjësin e policisë dhe komunikimet mes tyre janë regjistruar, duke u bërë pjesë e provave.

Hetimi mori një kthesë të papritur kur, në momentin që oficeri dorëzoi materialet në Prokurori, mes tyre u përfshinë pa dashje edhe përgjime që e implikonin drejtpërdrejt atë. Këto të dhëna çuan në zbardhjen e plotë të komunikimeve dhe më pas në urdhrin për arrestimin e tij nga Prokuroria.

Të fundit