Flash News

E-TJERA

Arrestohen 7 shoferë në efektin e lëndëve narkotike, njëri tenton të korruptojë policin me “20-she”

Arrestohen 7 shoferë në efektin e lëndëve narkotike,

Policia e Tiranës kanë vënë në pranga 7 drejtues automjetesh pasi janë kapur nën efektin e lëndëve narkotike. Uniformat blu kanë publikuar dhe foto nga kontrolli në rrugët e kryeqytetit, ku njëri prej shoferëve tenton të korruptojë efektivin duke i futur 20 mijë lek të vjetra mes dokumenteve.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË

Punonjësit e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, kanë organizuar shërbime të dedikuara dhe parandaluese, për evidentimin e shkeljeve me rrezikshmeri të lartë për sigurinë rrugore.

Nga kontrollet e ushtruara në akset rrugore me potencial për ngjarje rrugore, si dhe evidentimin e drejtuesve të mjeteve me sjellje agresive, në raport me shpejtësinë dhe drejtimin e mjeteve nën efektin e lëndëve narkotike, janë konstatuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës:

7 drejtues mjetesh, të cilët janë verifikuar duke drejtuar mjetet, nën efektin e lëndëve narkotike;

2 drejtues mjetesh dhe 2 pasagjerë, pasi gjatë kontrolleve fizike dhe të automjeteve, shërbimet e Policisë, iu kanë gjetur e sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde narkotike.

Gjithashtu, Policia Rrugore e Tiranës goditi 9 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljen e kryer.

Të fundit