Flash News

E-TJERA

Arrestohen dy vajza pas zjarrit te 'Komuna e Parisit', policia: Flakët për shkak të pakujdesisë së tyre

Arrestohen dy vajza pas zjarrit te 'Komuna e Parisit', policia:

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy vajza lidhur me zjarrin që përfshiu dje një apartament te 'Komuna e Parisit' në zonën e njohur si kompleksi 'Kika'.

Policia thotë se në pranga u vunë dy 25-vjeçare, të cilat akuzohen për rënie të zjarrit nga pakujdesia në banesën që kishin marrë me qira. 

Nga flakët u dëmtua banesa e tyre, por edhe banesat e fqinjëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetaset K. Sh., 25 vjeçe dhe S. Gj., 25 vjeçe, pasi dyshohet se për shkak të pakujdesisë së tyre, ka rënë zjarr në banesën e tyre. Si pasojë janë dëmtuar banesa e tyre dhe banesat e fqinjëve. Gjithashtu, është dërguar në spital, shtetasi A. K, për shkak të asfiksisë, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet ne njoftimin e policisë.

 

Të fundit