Flash News

E-TJERA

Arrestohet 54-vjecari në Tiranë, merrte para nga biznesmenët përmes mashtrimit

Arrestohet 54-vjecari në Tiranë, merrte para nga biznesmenët

Një 54-vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi përvetësonte shuma parash përmes mashtrimit me dokumente të falsifikuara.

Shtetasi I. M., i dënuar më parë për mashtrim duke paraqitur dokumente (mandate) të dyshuara të falsifikuara, ka përvetësuar shuma të ndryshme parash, nga biznesmenë të ndryshëm.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dokumente (mandate), të cilat 54-vjeçari i përdorte për skemën e mashtrimit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit