Flash News

E-TJERA

Arrestohet hajduti “serial” me pistoletë çakmak në Tiranë

Arrestohet hajduti “serial” me pistoletë çakmak në

Është vënë në pranga hajduti “serial” i dyqaneve të telefonave. 31-vjeccari i veshur me një bluzë të kuqe vodh fillimisht një dyqan telefoni në rrugën “Myslym Shyri”.

Më vonë ai tentoi të vidhte po një dyqan telefonash, por shitësja e detyroi të dalë jashtë pasi kuptoi se arma që po përdorte ishte false.

“Operacioni u finalizua pas një pune intensive hetimore nga Komisariatet e Policisë Nr. 2, Nr. 3, dhe Nr. 6, për zbardhjen dhe dokumentimin e dy ngjarjeve të ndodhura gjatë ditëve të fundit në Tiranë, në 2 subjekte private.

Vodhi nën kërcënimin e një pistolete çakmak, një shumë parash, në një dyqan në rrugën “Myslym Shyri”, ndërsa një ditë më pas tentoi të vidhte në dyqan tjetër në Kombinat, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari.

31-vjeçari, i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen veshjet të cilat autori ka patur veshur gjatë kryerjes së krimeve”, njofton policia.

Të fundit