Flash News

E-TJERA

Autobusi përplaset me automjetin në aksin Gostimë-Cërrik, plagosen 6 persona

Autobusi përplaset me automjetin në aksin Gostimë-Cërrik,
Foto ilustruese

Një aksident u shënua në aksin Gostimë-Cërrik, ku një autobus u përplas me një automjet.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur 6 persona të tjerë, pesë prej tyre pasagjerë në autobus.

Në aksin rrugor Gostimë-Cërrik, janë përfshirë në aksident rrugor autobusi me drejtues shtetasin A. Xh., 51 vjeç, dhe automjeti me drejtues shtetasin O. Sh., 52 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi O. Sh., i cili është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje jashtë rrezikut për jetën. Në spital u dërguan edhe 5 shtetas të tjerë, pasagjerë në autobus, të cilët pasi kryen ekzaminimet mjekësore, u larguan në banesa.

Me drejtuesin e autobusit, shtetasin A. Xh., po kryhen veprimet procedurale”, njofton policia.

Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor dhe grupi hetimor vijojnë punën, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Të fundit