Flash News

E-TJERA

Avokati rendit arsyet: Pse Apeli nuk duhet të pranojë ankimimin ‘Alibeaj & Co’ më 3 mars

Avokati rendit arsyet: Pse Apeli nuk duhet të pranojë ankimimin

Avokati Genc Gjokutaj ka renditur arsyet se pse Gjykata e Apelit nuk duhet të gjykojë statutin e Kuvendit të 11 Dhjetorit.

Gjokutaj shkruan se, së pari duke gjykuar praninë e palëve do të verifikojë se grupimi i Alibeajt nuk ka qenë palë në gjykimin e Shkallës së Parë.

Së dyti, Gjokutaj thotë se i vetmi ankimim i bërë nga pala e Alibeajt është përjashtimi i gjyqtarit Agron Zhukri, kërkesë e cila u morn ë shyqrtim dhe u rrëzua nga gjyqtari tjetër Arben Kostandini.

Gjokutaj thotë se në këto kushte Apeli është i detyruar që në fillim të gjykimit të mos pranojë ankimimin e grupimit të Alibeajt.

Reagimi i Gjokutajt:

Me daten 3 mars Gjykata e Apelit Tirane nuk do te gjykoje statutin e Rithemelimit e PD te dates 11 dhjetor 2021 pasi:

1. Gjykata e Apelit ne fillim te gjykimit ne baze te ligjit verifikon pranine e paleve dhe legjitimimin aktiv te tyre dhe posacerisht legjitimimin e ankuesit (Alibeaj &Co) qe ka ankuar çeshtjen!

2. Gjate verifikimit te legjitimimit aktiv te ankuesit (Alibeaj & Co) Gjykata e Apelit do te konstatoje se ankuesi jo vetem qe nuk ka qene pale ne gjykimin ne shkalle te pare por as e ka kerkuar nje gje te tille me kerkese per njohjen e tyre (Alibeaj & Co) si pale e interesuar!

3. E vetmja kerkese qe ankuesit (Alibeaj & Co) kane bere gjate gjykimit ne shkalle te pare ka qene perjashtimi i gjyqtarit te çeshtjes Z. Agron Zhukri nga gjykimi i çeshtjes! Kjo kerkese i ka kaluar per shqyrtim gjyqtarit Z. Arben Konstandini i cili ka vendosur rrezimin e kerkeses se Alibeaj & Co per perjashtim te gjyqtarit Z. Agron Zhukri pikerisht per shkak te mungeses se legjitimimit aktiv! Pra i palegjitimuari per te kerkuar perjashtimin e gjyqtarit te shkalles se pare u legjitimoka qe te ankohet ndaj vendimit te ketij gjyqtari (Agron Zhukri) siç ne menyre haptazi te kunderligjshme ka ndodhur!

4. Ne keto kushte Gjykata e Apelit eshte e detyruar qe ne fillim te gjykimit te vendose mospranimin e ankimit te ankuesit (Alibeaj & Co) per mungese te legjitimimit aktiv te tij pa i hyre fare dhe pa shqyrtuar shkaqet e paraqitura ne ankim!

Kjo eshte rruga ligjore dhe keshtu do te ndodhe! Kush mendon dhe shpreson ndryshe nuk mund te ndihmohet dot as me presion politik dhe as me para! G

Të fundit