Flash News

E-TJERA

‘Avokatja’ e Berishës postime pro Enver Hoxhës dhe Ramës’, Zekthi-Lelës: Është rastësi

‘Avokatja’ e Berishës postime pro Enver Hoxhës dhe

Postimet në Facebook, disa kohë më parë nga avokatja e caktuar nga shteti për të mbrojtur Sali Berishën, Valentina Todoresku, për dosjen “Partizani” kanë ngjallur debate këtë mbrëmje në panelin e emisionit “Open”.

Drejtori i Komunikimit në PD, Alfred Lela u shpreh se avokatja që Irena Gjoka ka caktuar që të mbrojë Berishën, e cila në Facebook-un e saj ka publikuar video të Enver Hoxhës, dhe po ashtu postime pro Edi Ramës.

Nga ana tjetër analisti Fitim Zekthi tha se kjo është vetëm një rastësi në short.

Pjesë nga debati:

Lela: Kjo është avokatja që SPAK ka caktuar të mbrojë Berishën.

Zekthi: S’kam mbrojt kurrë as Ramën as Berishën, as të korruptuarën as të pakorruptuarën… nuk mbroj individë. Ti e di çfarë do them dhe nuk më le ta mbaroj, por unë do e the. Ti mendon se Irena Gjoka dëshiron të marrë avokat që njollosin atë vetë? Pse ç’do i bënte një avokat pro Berishës? Pse mbaka dikë që publikon foto me Enver Hoxhën. Është rastësisht, se ajo është budallaqe që t’i bëjë gola vetes.

Lela-A është banalizuar procesi apo jo?

Zekthi-E banalizoni ju, se doni ju.

Lela-E banalizojnë faktet.

Zekthi-Pse do mbante dike që mbron Enver Hoxhën, tregohu korrekt…  Çfarë do i bëj Gjokës një avokat që mbron Berishën?

Të fundit