Flash News

E-TJERA

Babai iu vra, vetë u plagos/ Flet nga spitali Gjin Guri: Kushëriri s’ka lidhje me ngjarjen, s’kam pasur konflikt

Babai iu vra, vetë u plagos/ Flet nga spitali Gjin Guri: Kushëriri

Gjin Guri, i cili u plagos në atentatin ku mbeti i vrarë babai i tij Zef Guri, ka folur për herë të parë për kamerat.

Në një intervistë për News 24, Guri i cili ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, e quan të turpshëm faktin që policia ka shpallur në kërkim kushëririn e tij Gjovalin Guri si autor i dyshuar.

Guri i doli mbrojtje kushëririt të tij dhe i bëri thirrje policisë të gjejë autorin e vërtetë që fshihet pas ngjarjes. 46-vjeçari, i cili mori katër plumba në trup por arriti t’i shpëtojë këtij atentati thotë se nuk ka patur asnjë konflikt me asnjë person për pyllin në njësinë Shosh.

Guri tregon se në momentin e ngjarjes ai dhe i ati janë qëlluar me breshëri automatiku nga dy persona që ndodheshin të fshehur në këtë pjesë disa metra mbi rrugë.

Të fundit