Flash News

E-TJERA

Bajram Begaj, presidenti i katërt i republikës me karrierë ushtarake

Bajram Begaj, presidenti i katërt i republikës me karrierë

PS ka propozuar sot zyrtarisht për President të Republikës Bajram Begajn, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.  

Begaj mesa duket, ai do të jetë Presidenti i ri i republikës së Shqipërisë për 5 vitet e ardhshme dhe pritet vetëm votimin në Kuvend që do të bëhet ditën e shtunë në orën 18:00.

Nisur nga karriera e tij, rezulton se Begaj do të jetë presidenti i katërt i vendit që vjen me një përvojë të gjatë ushtarake.

Para tij kanë shërbyer, si krerë shteti të ardhur nga karriera ushtarake edhe Ahmet Zogu, nga 30 janar 1925  deri më 1 shtator 1928, Alfred Moisiu nga 24 korrik 2002-24 korrik 2007 dhe Bujar Nishani nga 24 korrik 2012–24 korrik 2017.

 

 

Të fundit