Flash News

E-TJERA

Banderola e tifozëve grek trondit Serbinë

Banderola e tifozëve grek trondit Serbinë

Banderola e shpalosur nga tifozët e AEK-ut të Athinës në ndeshjen ndaj Ajaksit, ku shkruhej: “Kosova është Shqipëri”, është konsideruar si tradhëti nga serbët dhe mediat e këtij vendi.

Kjo banderolë e tifozëve të AEK vjen si kundërpërgjigje ndaj rivalëve të Olimpiakosit, që shpalosën pikamje të ndyshme karshi Kosovës dhe Serbisë.

“Kurir.rs” raporton se tifozët e AEK-ut i kanë befasur me banderolën e tyre, që ka troditur gjithë Srebinë.

“Tradhti! Tifozët grekë, thikë në zemër serbëve: Vëllezër, këtë nuk e prisnim nga ju! Parulla që tronditi serbinë”.

Sipas këtij portali, jo shumë kohë më parë, mbështetësit e AEK-ut kishin një slogan që thoshte të kundërtën, ndaj askush nuk e ka të qartë pse dhe si ka ndryshuar qëndrimi i tifozëve të klubit grek.

Të fundit