E-TJERA

Banorët e Bërxullës bllokojnë aksin Rinas-Kashar, përplasje me policinë: Do kenë fatin e kalasë së Shkodrës

Banorët e Bërxullës bllokojnë aksin Rinas-Kashar,

Banorët e Bërxullës, të cilët preken nga projekti për ndërtimin e aksit Thumanë-Kashar, kanë dalë sërish në protestë. Situata është përshkallëzuar, ku qytetarët janë përplasur me punonjësit e policisë. Këta të fundit tentuan të largonin banorët nga rruga, pasi bllokuan aksin Rinas-Kashar.

Banorët e Bërxullës bllokojnë aksin Rinas-Kashar,

“Ta harrojnë se mund të hyjnë në pronat tona, vetëm fatin e kalasë së Shkodrës do kenë, do ndërtohet ditën do prishet natën. Vetëm me gjak na i marrin banesat. Kemi 4 muaj kërkojmë bashkëbisedim dhe nuk kanë negociuar me ne”, tha një banor.

“Rruga ndan parcelat në mënyrë tërthore dhe nuk ka projekt si do jetë e aksesueshme toka në anën tjetër të rrugës sepse nuk ka publikim nëse do ketë mbikalime apo diçka të ngjashme. Kërkesat tona janë të panegociueshme në këto pika.

Fshati rrezikon të zhduket i tëri, do ndahet në tre pjesë. Në shenjë proteste ne do tubojmë paqësisht për të sensibilizuar pushtetarët. Janë bllokuar punimet e parlamentit për një agjent të FBI-së, neve nuk na hyn në punë. Parlamenti është për të zgjidhur punët tona, jo të Amerikës”, tha një tjetër banor.

Kjo nuk është hera e parë që banorët e Bërxullës ngrihen në protestë. Ata nuk janë dakord me vlerën e shpronësimit, sepse sipas tyre, nuk përkon me atë të tregut.

 

Të fundit