Flash News

E-TJERA

Banorët e Bërxullës sërish në protestë: Shteti ynë është i shurdhët

Banorët e Bërxullës sërish në protestë: Shteti

Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë teksa shprehen se nuk janë kundër segmentit Thumanë-Kashar që kalon nëpër tokat e tyre bujqësore dhe zonat e banuara, por kërkojnë shpronësim me vlerën e tregut dhe vendosjen përgjatë rrugës automobilistike të nënkalimeve apo mbikalimeve. Banorët shprehen të vendosur që nëse nuk arrihet një marrëveshje me ta, do të shkojnë në vetëflijim.

Banorët e Bërxullës protestojnë prej një viti, duke kërkuar bisedime me qeverinë, por kjo kërkesë e tyre deri më tani, nuk është marrë në konsideratë.

Banorët pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë njoftim lidhur me projektin, e as për shpronësimet. Sipas tyre, kompania Gener2 që ka fituar koncesionin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi dhe në kundërshtim me ligjin duke theksuar se dëmshpërblimi i ofruar është qesharak. Banorët kërkojnë vetë diskutime dhe konsultim publik, duke paralajmëruar se protestat e tyre do të jenë të pandalshme.

Të fundit