Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi: Vëllai i Ramës duhet të ishte në burg, do t'ju sjellim faktet

Bardhi: Vëllai i Ramës duhet të ishte në burg, do t'ju

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, në një deklaratë për media pas mbledhjes së deputeteve  të opozitës zbardhi temat e diskutuara dhe kritikoi heqjen e hapësirës së opozitës nga punimet e Kuvendit. 

Në cilësinë time si kryetar grupi i PD-së dua të apeloj që shumica t’i kthehet rrugës normale të parlamentit, nuk është vullneti jonë të bllokojmë punën e parlamentit.

Vendimmarrja e Ramës po i çon deputetët e opozitës në vendime ekstreme. Por nëse ke vendosur të bllokosh opozitën do të marrësh pas edhe pasojat, funksionimin normal të parlamentit.

Vendimmarrja e deputetëve ka qenë që sa kohë opozita nuk ushtron të drejtat e veta edhe shumica nuk do të lejohet të ushtrojë të drejtat e saj” tha Bardhi.

Gjithashtu Bardhu u shpreh se vëllai i kryeministrit, Olsi Rama duhet të ishte në burg. Ndërkohë shtoi se faktet do t'i sjellë në ditët në vijim.

Nëse nuk ndërhyhet në mënyrë të paligjshme në sistemin “TIMS” vëllai i kryeministrit sot duhet të ishte në burg dhe faktet ne do i publikojmë javën që vjen.

Prandaj Rama dhe ministri i Brendshëm kanë urdhëruar ndërhyhet në mënyrë të paligjshme në të dhënat e sistemit TIMS” tha ai.

Të fundit