Flash News

E-TJERA

Bashkia Lezhë paralajmëron banorët: Mesnata sjell furtunë dhe përmbytje

Bashkia Lezhë paralajmëron banorët: Mesnata sjell furtunë

Bashkia e Lezhës ka paralajmëruar banorët në lidhje me kushtet e pafavorshme atmosferike që pritet të përfshijnë territorin.

Në një postim në rrjetet sociale,shkruhet se duke nisur nga mbrëmja e sotme, do të ketë furtunë, shira të dendur dhe përmbytje. Nisur nga kjo situatë që pritet të krijohet, Bashkia thotë se Shërbimet e Emergjencave do të jenë në gatishmëri gjatë natës për të ndërhyrë në çdo rast problematik.

Bashkia Lezhë lidhur me të dhënat e marra nga Shërbimi Meteorologjik, ju bën me dije se duke nisur nga sonte pas orës 24:00 priten reshje të dendura shiu!

Parashikohet që të ketë furtunë dhe përmbytje si  pasojë e sasisë së lartë të shiut. Shërbimet e Emergjencave të Bashkisë Lezhë do të jenë në gadishmëri gjatë natës për të ndërhyrë në çdo rast problematik!

Përveç masave që do të marrim ne, ju lutemi banorëve që për çdo rast emergjent të lajmërojnë në kohë reale në numrin e tel:  +355 68 331 2049”, njofton bashkia.

 

Të fundit