Flash News

E-TJERA

BE 'shuplakë' qeverisë, Shqipëria nën monitorim për mosbashkëpunim financiar

BE 'shuplakë' qeverisë, Shqipëria nën monitorim

Bashkimi Evropian ka bërë një rishikim të listës së vendeve anëtare të cilat kanë shfaqur mungesë bashkëpunimi për qëllime tatimore.

Ministrat e Financave të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian vendosën të riklasifikojnë Shqipërinë në mesin e 18 vendeve të cilat duhet të përmirësojnë qeverisjen fiskale. Kjo vjen si një goditje për qeverinë Rama, në një kohë që Bashkimi Evropian ka dejtuar vazhdimisht thirrje për të hequr dorë nga aministia fiskale dhe projektligji për ‘pasaportat e arta’.

BE ka këmbëngulur në luftën kundër pastrimit të parave dhe korrupsionit.

BE 'shuplakë' qeverisë, Shqipëria nën monitorim

Sipas procesit të BE-së, juridiksionet vlerësohen sipas tre kritereve kryesore – transparencës tatimore, taksimit të drejtë dhe zbatimit të tyre të standardeve minimale BEPS. Ata që nuk përmbushin ndonjë nga këto kritere u kërkohet një angazhim për të adresuar mangësitë brenda një afati të caktuar dhe përfshihen në listën e juridiksioneve jo bashkëpunuese nëse këto angazhime nuk përmbushen.

Në njoftimin e nxjerrë nga BE thuhet se “Komisioni do të vazhdojë të punojë me Shtetet Anëtare për të përmirësuar procesin duke rishikuar kriteret e procesit të listimit, si dhe pasojat për vendet e listuara. Përpjekjet për të përmirësuar procesin në këtë drejtim janë duke vazhduar në forumet përkatëse të BE-së.”

Të fundit