Flash News

E-TJERA

Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë? Kurti: Jemi dy shtete, jo dy kombe

Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë? Kurti: Jemi dy shtete, jo dy

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurit thotë se ende është në shërbim të përpjekjeve për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës, por në kushtet aktuale dy vendet duhet të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën nëpërmjet marrëveshjeve.

Në një intervistë për emisionin “Opinion”. Kurti thekson se Shqipëri dhe Kosova kanë forcuar marrëdhëniet, duke përmendur disa nga marrëveshjet që janë nënshkruar mes dy vendeve.

“Ky është ideal i rilindësve tanë. Nuk besoj se është një ideal që e përzgjedhim ne, besoj se është një intencë historike që na ka përzgjedhur ne. Ne jemi në shërbim të tij, padyshim. Duhet të forcohet dhe të bashkëpunojnë sa më shumë që janë dy shtete, por jo dy kombe”, tha Kurti.

 

Të fundit