Flash News

E-TJERA

“Bashkohuni me studentët të gjithë njëzëri”, nis protesta në Shkup për gjuhën shqipe

“Bashkohuni me studentët të gjithë

Ka nisur protesta e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Studentët janë grumbulluar në Urën e Gurit në Shkup, për mbrojtjen e të drejtës së përdorimit të gjuhës shqipe në provimet profesionale.

Nën moton “Bashkohuni me studentët – të gjithë njëzëri”, synimi i protestës është garantimi i të drejtave gjuhësore për studentët shqiptarë.

Studentët kanë ftuar sportistë, artistë dhe figura të njohura publike që t’i bashkohen protestës në mbështetje të kauzës së tyre. Kjo është protesta e dytë që organizohet nga studentët shqiptarë në Shkup, pas tubimit të zhvilluar më 6 prill të këtij viti.

Të fundit