Flash News

E-TJERA

BE dënon sulmin rus në Kiev: U rrezikua jeta e ambasadorit shqiptar

BE dënon sulmin rus në Kiev: U rrezikua jeta e ambasadorit shqiptar

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar pas sulmit me dronë nga Rusia në kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev.
Në një postim në rrjetet sociale, delegacioni i BE ka dënuar sulmin, teksa shtoi se është vënë në rrezik jeta e ambasadorit të Shqipërisë.

“Delegacioni i Bashkimit Evropian dënon me forcën më të madhe sulmin me dronë dhe raketa të kryer gjatë natës nga Rusia ndaj Kievit, i cili shkaktoi disa viktima dhe goditi gjithashtu rezidencën e Ambasadorit të Shqipërisë në Ukrainë, duke vënë në rrezik jetën e tij.
Ky sulm i papërgjegjshëm na kujton edhe një herë brutalitetin e luftës së paprovokuar dhe të pajustifikuar të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.
Ne qëndrojmë në solidaritet me Ukrainën dhe Shqipërinë”, thuhet në reagim.

Të fundit