Flash News

E-TJERA

Begaj pret sot Macron presidencë, zbardhet axhenda

Begaj pret sot Macron presidencë, zbardhet axhenda

Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj do të presë sot në presidencë homologun e tij francez Emanuel Macron, i cili mbërriti dje pasdite në Tiranë, për t’iu bashkuar me vonesë samitit të Procesit të Berlinit.

Sipas axhendës, dy zyrtarët e lartë do të takohen në mëngjes në prani të mediave dhe më pas do të ketë një takim kokë më kokë mes tyre.

 Axhenda:

8:25 - Mbërritja e Presidentit të Republikës Franceze në Institucionin e Presidentit të Republikës.

Presidenti i Republikës franceze do të pritet nga Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj.

-Interpretohet himni kombëtar francez;

-Interpretohet himni kombëtar shqiptar;

-Kryhet kalimi para truprojës së nderit;

-Dy krerët e shteteve prezantojnë ekipet e tyre respektive.

Presidenti i Republikës së Francës ftohet të nënshkruajë në librin e të ftuarve.

Në hollin “Nënë Tereza” do të bëhet fotoja zyrtare.

08:35 – 09:05 – Takim kokë më kokë mes dy presidentëve.

 

Të fundit