Flash News

E-TJERA

Bëhuni gati për ditë të nxehta, fundjava sjell temperatura deri në 30°C

Bëhuni gati për ditë të nxehta, fundjava sjell temperatura

Sinoptikania e MeteoAlb, Lajda Porja ka deklaruar se moti në Shqipëri pritet të pësojë një ndryshim drastik gjatë ditëve në vijim, duke sjellë një rritje të ndjeshme të temperaturave dhe duke paralajmëruar ardhjen e parakohshme të ditëve të nxehta verore.

Ajo tha në Ora News se kthesa e madhe pritet të enjten dhe të premten, ku termometri do të ngjitet me shpejtësi, duke kulmuar gjatë fundjavës.

"Duke filluar që nga e premtja dhe fundjava, menjëherë termometri regjistron edhe në zonat malore minimalet 9 apo 10 gradë dhe maksimumet 29-30 gradë, pjesa më e madhe e ultësirës perëndimore.

Do ketë zona të izoluara, Elbasani, Berati, Gjirokastra, që do t'i afrohen 30-31 gradëshit dhe parashikohet që moti të jetë i qëndrueshëm.

Do përjashtoja të mërkurën dhe të enjten, mesjava ku do të kemi zhvillim të vranësirave në zonat veriore dhe gjysmën lindore, verilindje, duke sjellë momente me pika shiu, rrebeshe të izoluara që zgjatin vetëm disa minuta.

Pjesa tjetër e territorit do jetë kryesisht e kthjellët. Fundjava, e premtja, e shtuna, e diela, jo vetëm nën mbizotërimin e kthjellimeve, por relativisht shumë më e ngrohtë krahasuar me çdo fundjavë të pranverës që kemi kaluar deri më tani", u shpreh Porja.

Të fundit