Flash News

E-TJERA

“Benz-i” përplaset me shtyllën dhe përfundon në kanal, digjet brenda mjetit 28-vjeçari në Berat

“Benz-i” përplaset me shtyllën dhe përfundon në
Foto Ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Berat në aksin rrugor Berat-Ura e Kuçit.

Drejtuesi i mjetit tip “Benz” K. M 28 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit, është përplasur me shtyllën elektrike dhe ka përfunduar në kanal, duke marrë flakë.

Për pasojë, është djegur brenda mjetit dhe ka ndërruar jetë drejtuesi 28-vjeçar.

“Gjatë natës, në aksin rrugor Berat-Ura e Kuçit, në afërsi të fshatit Poshnje, shtetasi K.M., 28 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur një shtyllë ndriçimi dhe ka rënë në kanalin anësor duke marrë flakë. Për pasojë ka ndërruar jetë brenda në mjet drejtuesi shtetasi K.M.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Të fundit