Flash News

E-TJERA

Beqaj nxirret nga kafazi i xhamit, ulet pranë avokatit në seancë gjyqësore

Beqaj nxirret nga kafazi i xhamit, ulet pranë avokatit në seancë

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është parë sot në seancë gjyqësore jashtë kafazit të xhamit, duke u ulur në krah të avokatit të tij.

Ndryshimi në mënyrën e pjesëmarrjes së tij në proces është bërë pas një kërkese të mbrojtjes, e cila është pranuar nga Gjykata e Posaçme më 28 prill, duke u zbatuar në seancën e kësaj të enjteje.

Sipas vendimit, Beqaj tashmë do të ndjekë seancat i ulur pranë avokatit, në vend të qëndrimit në kafazin e xhamit ku zhvillohen zakonisht proceset gjyqësore.

Kjo praktikë nuk është aplikuar më herët për disa figura të tjera të njohura, mes tyre ish-presidenti Ilir Meta dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, të cilëve u është refuzuar një kërkesë e ngjashme.

Beqaj po gjykohet në kuadër të hetimeve të SPAK për dosjen e njohur si “Sterilizimi”.

Të fundit