Flash News

E-TJERA

Berisha mbledh sot Kryesinë e PD, në fokus zhvillimet e fundit politike

Berisha mbledh sot Kryesinë e PD, në fokus zhvillimet e fundit

Kreu i demokratëve, Sali Berisha ka njoftuar mbledhjen e Kryesisë së PD-së, sot në orën 12:00.

Në fokus të diskutimeve do të jenë zhvillimet e fundit politike, si edhe tematika të tjera.

“Ditën e mërkurë ora 12.00 në ambientet e selisë së PD-së do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë PD me rend dite: 1- Diskutime rreth zhvillimeve të fundit politike. 2-Të ndryshme”, thuhet në njoftim.

Pas Kryesisë, të premten, Berisha pritet të mbledhë Këshillin Kombëtar me qëllim diskutimin për situatën politike në vend dhe hapat që do të ndërmerren në vijim.

“Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar, ditën e premte dt. 27 tetor, ora 18.00 në selinë e PD do të mblidhemi për të diskutuar situatën politike dhe hapat që do të ndërmarrim në vazhdim”, thuhet në njoftim.

Të fundit