Flash News

E-TJERA

Berisha: Rama kërkon t'i caktojë opozitës bashkëkryetarin e Reformës Zgjedhore

Berisha: Rama kërkon t'i caktojë opozitës


Kreu i demokratëve, Sali Berisha, ka folur për rrëzimin e kërkesës së Gazment Bardhit nga maxhoranca sipas së cilit demokrati kërkonte reformim të komisionit.

Për Syri Tv, Berisha tha se Rama nuk do që bashkëkryetar të vendoset Oerd Bylykbashi, pasi sipas kryedemolkratit maxhoranca kërkon të mbajë Alibeajn.

Berisha tha se tentative që po bën Rama për të emëruar bashkëkryetarn e opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore është atentati më vdekjeprurës ndaj pluralizimit.

“Për herë të parë në 32 vite Edi Rama, ka marrë përsipër ti caktojë në reformën zgjedhore e cila për opozitën është më kryesorja, ti caktojë bashkëkryetarin. Vendim ky që del jashtë çdo imagjinate përbën një atentat vdekjeprurës ndaj pluralizmit politik në parlamentin pluralist.

Kurrë nuk është imagjinuar që njëra palë ti caktojë bashkëkryetarin e reformës zgjedhore si kësaj radhe. Kanë vendosur të mos pranojnë Oerd Bylykbashin, i cili për hirë të së vërtetës është një nga njohësit më të aftë i të drejtës elektorale dhe duan, sepse pa asnjë lloj shkaku e kanë propozuar të gjithë opozitës, sepse duan të mbajnë Alibashën. Kaq.

Edi Rama ka dhënë këtë urdhër, është urdhër direkt i Ramës. E kemi marrë vesh që javën e kaluar se nuk e pranon Rama, Oerdin. Por këtu nuk është punë personi, është një praktikë nëse pranohet apo jo pluralizmi në parlament“, deklaroi Berisha.

Të fundit