Flash News

E-TJERA

Besimtarët myslimanë kremtojnë nesër Kurban Bajramin, publikohet programi i faljes së namazit

Besimtarët myslimanë kremtojnë nesër Kurban Bajramin,

Besimtarët myslimanë në Shqipëri do të festojnë nesër Kurban Bajramin, një nga festat më të rëndësishme të besimit islam. Ashtu si çdo vit, mijëra qytetarë pritet të mblidhen në orët e para të mëngjesit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë për të marrë pjesë në faljen e Namazit të Bajramit.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka publikuar programin e ceremonisë festive, e cila do të nisë në orën 06:00 me leximin e Kuranit dhe mesazhet për besimtarët nga drejtuesit e KMSH-së.

Falja e Namazit është parashikuar të zhvillohet në orën 06:30, ndërsa ligjërata e rastit do të mbahet nga Myftiu i Tiranës, Bilal Teqja.

KMSH u ka bërë thirrje besimtarëve që të marrin me vete sixhade, për të lehtësuar pjesëmarrjen gjatë ceremonisë në ambient të hapur.

Pas përfundimit të faljes, pritjet tradicionale me rastin e festës do të vijojnë në selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë deri në mesditë.

PROGRAMI I PLOTË I FALJES SË KURBAN BAJRAMIT:

06:00 – Hapja e programit

06:05 – Lexim Kurani, Hafiz Enes Hyka

06:10 – Fjala përshëndetëse e Kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiu

06:20 – Ligjëratë nga Nënkryetari i KMSH-së, z. Taulant Bica

06:30 – Falja e namazit të Bajramit, prin Kryetari i KMSH-së

06:35 – Hutbeja e Bajramit nga Myftiu i Tiranës, z. Bilal Teqja.

 

Të fundit