Flash News

E-TJERA

Besnik Mustafaj: Sulmi ndaj Berishës i nxitur nga gjuha “bullshit” e Ramës!

Besnik Mustafaj: Sulmi ndaj Berishës i nxitur nga gjuha

 Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj një akt i rrezikshëm për demokracinë.

Në një intervistë për Panorama, Mustafaj bëri fajtor Kryeministrin Rama dhe ministrat e tij se me gjuhën që përdorin dhe sjelljen që kanë ndaj opozitës nxisin akte të tilla dhune. Ndërkohë, e paralajmëroi këtë të fundit se duke dhunuar liderin e opozitës, dhunon të gjithë popullin opozitar dhe provokon protesta që sipas tij, në të ardhmen nuk duhet të jenë me këngë e me valle, por do shprehin zemërimin e tyre.

Ky nuk është një akt i rastësishëm. Të gjithë analistët e botës do të thoshin se ky gjest është i lidhur drejtpërdrejtë me gjuhës “bullshit”-e të Kryeministrit dhe të disa ministrave kundër opozitës në përgjithësi, kundër kësaj proteste në veçanti.

 Një gjuhë urrejtjeje, e cila pastaj gjen shprehjen e vet me akte të tilla tek individë të caktuar. Aspekti i dytë është se ai figuruaka në databazën e Policisë, pra ajo që tha Berisha se është bashkëpunëtor i Policisë nuk qenka një sajim. Një bashkëpunëtor i Policisë që kryen një akt të tillë e implikon drejtpërdrejt Policinë e Shtetit dhe politikën.

Në këtë kuptim, është një akt shumë shqetësues që ka ngjallur indinjatë te demokratët, ka ngjallur emocione shumë të forta dhe që mund të ketë pasoja”, tha Mustafaj.

 

 

Të fundit