Flash News

E-TJERA

“Besoni te shpirti ynë luftarak”, studentët e Mjekësisë sërish në protestë

“Besoni te shpirti ynë luftarak”, studentët e

“Qeveria nuk mund të vendos për ne, nuk jemi në diktaturë”, ky është slogani me të cilët studentët e mjekësisë kanë dalë këtë të enjte në protestë kundër vendimit të qeverisë që i detyron për 5 vite të punojnë në vend, pas përfundimit të studimeve.

Sipas tyre mënyra e vetëm për ti ballë këtij ligji është përmes protestave.

Studentët e Mjekësisë kanë bojkotuar prej 4 javësh, vitin e ri akademik, teksa kanë thënë se janë të vendosur në protestat e tyre deri sa qeveria të tërhiqet nga ky ligj.

Ata janë shprehur se do vazhdojnë protestat derisa e drejta e tyre të fitojë.

Që prej fillimit të këtij viti akademik, studentët kanë protestuar në forma të ndryshme si bojkot, marshim apo hedhje vezësh drejt ministrisë së Arsimit.

“Zonja ministre nuk ka dhënë dorëheqjen akoma. Turp, turp turp! Ministri e turpit”, thonë studentët njëzëri, ndërsa kanë vendosur pankarta si ‘Ne nuk po i marrim leksionet tona, për t’ju mësuar ju një’ apo ‘Në vendin tim në vendin tënd, një ligj i çmendur të gjithë i çmend’.

“Besoni te shpirti ynë luftarak”, studentët e

Gjithashtu ata nuk pranojnë tarifën e studimit 240 mijë lekë, e cila u miratua dy ditë më parë nga bordi i administrimit. Çdo student i mjekësisë që nuk përmbush detyrimin ligjor, për të ofruar shërbim shëndetësor nga 3- deri në 5 vite në vendin e tij, do të duhet të paguajë një tarifë prej 240 mijë lekë të reja për çdo vit studimi. Nëse një vit studimi ka kosto 240 mijë lekë, për 6 vite studentët duhet të paguajnë 1.440.000 lekë.

Të fundit